Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbyllja e Tik Tok, Rama: Është për sigurinë e fëmijëve!

Mbyllja e Tik Tok, Rama: Është për sigurinë e

Platforma sociale TikTok do të mbyllet për 1 vit në Shqipëri. Siç ishte paralajmëruar, pas një procesi konsultativ, qeveria miratoi sot vendimin për mbylljen e TikTok në gjithë territorin shqiptar.

Rama përmes një reagimi në X, thotë se ky vendim është konsultuar me 65 mijë prindër e mësues.

"Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve", shkruan Rama./L.F-dritare.net