
Macron flet për mbrojtje bërthamore: Rusia kërcënim për Evropën
Dritare.net
Presidenti i Francës Emmanuel Macron paralajmëroi se bota po hynte në një "epokë të re" në një fjalim para popullit francez.
Macron adresoi nevojën për garanci të sigurisë për Ukrainën pasi të arrihet një marrëveshje paqeje, duke përfshirë "dislokimin e forcave evropiane" në vend. Për administratën e re Trump, presidenti tha: "Dua të besoj se SHBA-ja do të qëndrojë në anën tonë, por ne duhet të jemi gati nëse nuk është kështu".
Macron tha se ishte i hapur për të diskutuar zgjerimin e mbrojtjes së ofruar nga arsenali i tij bërthamor për të mbrojtur kombet e tjera evropiane. Franca dhe Britania e Madhe janë dy fuqitë e vetme bërthamore të Evropës, por historikisht anëtarët evropianë të NATO-s kanë pasur një rrjet sigurie nga rezervat bërthamore të SHBA-së.
Macroni tha gjithashtu se Franca do të duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen dhe u zotua se Parisi do të vazhdojë ta mbështesë Kievin në luftën e tij kundër pushtimit nga Rusia, që ka hyrë në vitin e katërt.
“Ombrella jonë bërthamore na mbron ne: është e plotë, sovrane dhe plotësisht franceze. Megjithatë, duke iu përgjigjur thirrjes historike të kancelarit të ardhshëm gjerman, Merz, kam vendosur ta hap debatin strategjik për mbrojtjen e aleatëve tanë në kontinentin europian përmes ombrellës sonë atomike. Rusia është kthyer në një kërcënim për Francën dhe mbarë Europën. Të rrish e të vështrosh pa bërë asgjë, do të ishte marrëzi. E ardhmja e Evropës nuk ka përse vendoset në Uashington apo në Moskë. Pafajësia e 30 viteve të fundit ka marrë fund. Kush mund të besojë se Rusia e sotme do të ndalet në Ukrainë?!”, shtoi Macron./K.C/dritare.net

















