Na ndiqni edhe në

Shëndet

Mjekja: Tri mënyra si kurohen variçet!

Mjekja: Tri mënyra si kurohen variçet!

Venat varikoze janë një shqetësim i madh për vajzat dhe gratë si nga ana estetike ashtu edhe nga ajo shëndetësore. Ato shfaqen në sipërfaqen e lëkurës, në fytyrë, kraharor dhe këmbë. Për të mësuar më tepër se çfarë janë venat varikoze dhe mënyrat e trajtimit të tyre Dritarja e Doktorit zhvilloi një bisedë me mjeken kirurge flebologe Elida Mici.

Ajo tregoi disa nga shenjat por edhe simptomat që kishin njerëzit që vuanin nga variçet ku tregoi se shpesh të sëmurët kanë ankesa, lodhje, dhimbje, mpirje, ndjejnë këmbët e rënda dhe të lodhura. Mici tregoi dhe mënyrat se si atom und të trajtohen nga medikamentet tek kirurgjia si dhe tek metodat e reja si skleroterapia të cilat ishin më të lehta për pacientin pasi nuk kërkonin as çarje, as anestezi dhe as regjim shtrati. Megjtihatë ajo theksoi se kushdo qoftë metoda që trajtohen kirurgjia, lazeri, skleroterapia nuk e shëron përfundimisht këtë sëmundje sepse ne nuk njohim shkakun.



“Kushdo qoftë metoda që trajtohen kirurgjia, lazeri, skleroterapia nuk e shëron përfundimisht këtë sëmundje sepse ne nuk njohim shkakun. Venat që në momentin që hiqen janë normale pastaj pas disa kohësh mund të bëhen vena varikoze. Të sëmurët kanë ankesa, lodhje, dhimbje, mpirje, ndjejnë këmbët e rënda dhe të lodhura. Shpesh kemi parë që kjo nuk lidhet me madhësinë e venës pra nëse ke vena shumë të mëdhaja ke dhe dhimbje të mëdha. Shpesh kemi parë dhe vena të vogla apo të padukshme por që shkaktojnë shumë dhimbje. Është aparati Eco Doppler që përdoret për të identifikuar këto lloj patologjie. Ai shikon ku fillon problemi dhe në bazë të tij fillojmë më pas trajtimin. Zakonisht me rritjen e moshës rritet edhe shasni për t’u krijuar. Por kjo s’do të thotë se fëmijët nuk vuajnë prej tyre. Ajo shpesh herë fillon që në fëmijëri. Prindërit të cilët vuajnë nga variçet duhet t’i kenë kujdes fëmijët. Trajtimi me anë të medikamenteve pra me tableta dhe pomada apo çorapet e llastikut janë metoda të cilat lehtësojnë dhimbjet. Ndërsa heqja e tyre kryhet me rrugë kirurgjikale që është rruga klasike por ka dhe metoda të reja si lazeri dhe skleroterapia. Skleroterapia konsiston në futjen në brendësi të venës, me injektim të një produkti sklerozant i cili e prek venën dhe nuk bën ndërhyrje nga jashtë. As çarje, as anestezi dhe as regjim shtrati”, tha ajo./dritare.net