Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Marrëveshja e pensioneve me Italinë. Reagon Rama: Faleminderit Itali!

Marrëveshja e pensioneve me Italinë. Reagon Rama: Faleminderit Itali!

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë që u miratua një ditë më parë në Senatin Italia. Përmes një reagimi në facebook, Rama falënderon Italinë dhe thotë se kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri.

"MË NË FUND…
Senati italian miraton marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë. Kjo marrëveshje garanton të drejtat për pensionet e shqiptarëve në Itali dhe italianëve në Shqipëri. Asnjë vit pune nuk humbet
Siguri dhe perspektivë e re për thuajse gjysëm milionë shqiptarë dhe 4 mijë italianë. Përfitime për pension pleqërie, invaliditeti, familjar, sëmundjet dhe papunësinë.. IA DOLËM! Grazie Italia, grazie sorella d’Italia", shkruan Rama./K.C/dritare.net