Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Erla Mëhilli: Pse u zhgënjeva nga Primaret e PD-ës!

Erla Mëhilli: Pse u zhgënjeva nga Primaret e PD-ës!


Ish-zëdhënësja e Sali Berishës dhe moderatorja Erla Mëhilli ka komentuar garën brenda Partisë Demokratike, Primaret e PD-së.

E ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, Mëhilli shprehet se personat që janë aktivë në degët e partisë kanë marrë më shumë vota, ndërsa disa figura të njohura nuk kanë arritur të provonojnë veten përmes angazhimit të duhur.

"PD-ja ka arritur të ri ngrihet nga injorimi dhe izolimi, dhe dikur që nuk kishte as vulë, Berisha ishte i izoluar në shtëpinë e tij. Për tre vjet me radhë ishte një parti që kishte mbetur me problemet e veta. Krisja e PD-së filloi me non-gratën e Sali Berishës. Në një farë mënyre, demokratët e 'zeruan' non-gratën dhe i besuan dhe shkuan mbrapa Berishës përsëri.
Nga primaret nuk prisja shumë dhe nuk isha entuziaste. Nëse PD do ta kishte bërë transparente se ku i kishin marrë votat, do të bëhej e qartë se këta persona nuk ishin emra që i donte e gjithë baza; mund t'i donte lagjja , fisi apo të tjerë. Kush ka qenë i fortë në degët e tyre ka marrë vota, por shumica prej tyre nuk kanë qenë aktivë, si Ori për shembull, që nuk ka folur asnjëherë në Parlament."- u shpreh Erla Mëhilli/E.P-dritare.net