Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Erla Mëhilli: Veliaj, viktimë e luftës në PS. I pafajshëm derisa të flasë drejtësia!

Erla Mëhilli: Veliaj, viktimë e luftës në PS. I


Ish-zëdhënësja e Sali Berishës dhe moderatorja, Erla Mëhilli, e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Ajo theksoi se për të, Veliaj mbetet i pafajshëm deri në momentin që drejtësia të japë fjalën e fundit.
"Mbetet i pafajshëm deri në ditën kur drejtësia do të thotë fjalën e fundit. Deri sa ne të kemi një vendim të formës së prerë," u shpreh Mëhilli.

Ajo theksoi se nuk e sheh arrestimin si një proces politik, por më shumë si një pasojë e një lufte të brendshme brenda Partisë Socialiste, duke shtuar se ky është një goditje e madhe për PS-në.
"Nuk gëzohem për askënd që shkon në burg," –shprehet Mëhilli.


Sa i përket reagimit të kryeministrit Edi Rama, Mëhilli tha se nuk është e sigurt nëse ai ishte në dijeni të luftës brenda partisë së tij.
"Nëse e dinte që kjo ditë do të vinte, nuk di sa i sinqertë mund të jetë kur thotë se jo," u shpreh Mëhilli, duke shtuar se ishte e pritshme që Rama të dilte në mbrojtje të Veliajt.


“Erion Veliaj për mua mbetet i pafajshëm. Mbetet i pafajshëm deri në ditën kur drejtësia do të thotë fjalën e fundit, deri sa ne në duar të mbajmë një vendim të formës së prerë. Arrestimin e tij, të them të drejtën, nuk e shoh si proces politik, por e shikoj pak si viktimë të një lufte të brendshme brenda PS-së. Është një goditje shumë e madhe për PS-në. Unë nuk gëzohem për askënd që shkon në burg. Sa i përket reagimit të Edi Ramës për këtë arrestim, nuk e di dhe nuk jam e qartë nëse Rama e dinte apo jo këtë luftën e brendshme që po ndodhte brenda partisë së tij. Edhe nëse e dinte që kjo ditë do të vinte, nuk di sa i sinqertë tregohet kur thotë "jo". Por sigurisht që do t’i dilte në mbrojtje, kjo pritej.”- u shpreh Erla Mëhilli/E.P-dritare.net