Na ndiqni edhe në

Bota

I shtruar prej tri javësh. Papa Françesku flet nga spitali

I shtruar prej tri javësh. Papa Françesku flet nga spitali

Gjendja e Papa Françeskut mbetet ende e qëndrueshme. Edhe sot ai nuk ka pasur kriza të reja respiratore dhe nuk pati temperaturë. Megjithatë, mjekët ende nuk e kanë zgjidhur prognozën.

Në një audio të publikuar në mbrëmje, në sheshin e Shën Pjetrit, Papa falënderoi besimtarët për lutjet e tyre. Edhe pse pa pamje, Papa Francesk foli nga spitali Gemelli. Zëri i Papës arriti te besimtarët që e shoqërojnë me lutje prej tre javësh i shtruar në spital.

"Gjendja klinike e Atit të Shenjtë mbeti e qëndrueshme në krahasim me ditët e mëparshme", njoftoi Zyra e Shtypit e Vatikanit, duke theksuar se "ai nuk paraqiti probleme të dështimit të frymëmarrjes" dhe "vazhdoi fizioterapinë respiratore dhe motorike. Edhe parametrat hemodinamikë dhe analizat e gjakut mbetën të qëndrueshme. Sot Ati i Shenjtë iu përkushtua disa aktiviteteve të punës në mëngjes dhe pasdite, duke ndërruar pushimin dhe lutjen. Para drekës mori Eukaristinë.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Shtypit të Vatikanit./K.C/dritare.net