
Eksperti i sigurisë: Shqiptarët ta dinë, na presin kohëra të vështira!
Dritare.net
Eksperti i sigurisë Arben Çuko i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV tha se NATO-ja ka nisur procesin e shpërbërjes edhe Shqipëria duhet të përgatitet me armatime, në rast se ndonjë luftë shpërthen në Evropë.
“Unë po shikoj fillimin e procesit të shpërbërjes së NATO-s. Shpërbërja e NATO-s dhe largimi i Amerikës nga Evropa neve na lë zbuluar, ashtu siç jemi. Para shoqërisë shqiptare, pastaj para qeverisë dhe ushtrisë së saj, shtrohen disa probleme, shumë të mëdha për t’u zgjidhur, sepse kanë edhe kosto të mëdha në para dhe në kohë. Ne nuk kemi kohë të përgatitemi. Koncepti ynë luftarak, duhet të jetë ai i interesimit. Pra me fuqinë bërthamore; “E ke ti, por e kam dhe unë.” Ne duet ta adoptojmë këtë për ushtrinë. Siç e kishte Enver Hoxha. Që të plotësohet ky koncept, duhen reforma të mëdha në ushtri dhe në financa. Veprimi i parë për mua është të ndërmerret një fushatë e madhe sqaruese, që të sensibilizohen shqiptarë që na presin kohëra të vështira.”, tha eksperti i sigurisë në DritareTV./K.C/dritare.net

















