
Ish-zëdhënësja e Sali Berishës: Ju tregoj lidhjen familjare me Edi Ramën!
Dritare.net

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli, e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv ka zbuluar lidhjen familjare që ka me Kryeministrin Edi Rama.
Ajo ka treguar se lidhja e saj me Ramën vjen nga gjyshja e saj konkretisht shprehet:
“Mamaja e babait tim, pra gjyshja ime dhe Kristaqi, babai i Edi Ramës, janë kushërinj të dytë.”
“Lidhja ime me Ramën vjen nga babai, lidhur me qytetin e Durrësit. Pra, më saktë, nga gjyshja. Mamaja e babait tim dhe Kristaqi, babai i Edi Ramës, janë kushërinj të dytë. Kur ai ishte gjallë, dy familjet tona takoheshin shpesh. Ndërsa me të ndjerën mamanë e Edit, mamaja ime ka punuar në një klinikë dentare. Unë Edi Ramën e kam takuar krejt rastësisht tek Parku i Rinisë, ku motra ime më prezantoi me të në një takim që nuk e mbaj mend.”- u shpreh Erla Mëhilli /E.P-dritare.net

















