
Kina lëshoi një paralajmërim të ashpër të martën mbrëma duke thënë se është e gatshme për çdo "lloj lufte" me SHBA-në si pasojë e tarifave të vendosura disa orë më parë nga administrata Trump.
Vërejtjet erdhën menjëherë pasi administrata vendosi tarifa 25% për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja, si dhe tarifa 10% për importet nga Kina. Raundi i ri i taksave për mallrat kineze dyfishoi një grup fillestar tarifash të vendosura në Kinë muajin e kaluar.
Brenda pak minutash nga hyrja në fuqi e tarifave të reja të SHBA-së, Kina zbuloi përgjigjen e saj fillestare duke vendosur një tarifë shtesë prej 10% deri në 15% për mallrat e importuara amerikane, si pulë, grurë, sojë dhe viç./K.C/dritare.net

















