Na ndiqni edhe në

Bota

Gjykata e Lartë rrëzon urdhrin e Trump-it për të ngrirë miliarda ndihma të huaja

Gjykata e Lartë rrëzon urdhrin e Trump-it për të ngrirë

Gjykata e Lartë në SHBA ka hedhur poshtë kërkesën e administratës Trump për të ngrirë miliarda dollarë ndihmë të huaj të miratuar nga Kongresi, që prek dhe Shqipërinë. Gjykata nuk tha menjëherë se kur duhet të shpërndahen paratë, duke lejuar Shtëpinë e Bardhë të vazhdojë të kundërshtojë çështjen në gjykatat më të ulëta.

Shumica e gjyqtarëve vuri në dukje se duke qenë se kishte kaluar afati i urdhëruar nga gjykata për të shpenzuar paratë, gjykatat më të ulëta duhet të "qartësojnë se çfarë detyrimesh duhet të përmbushë qeveria për të siguruar respektimin e urdhrit të ndalimit të përkohshëm.”

Samuel Alito, një nga katër gjyqtarët që kundërshtoi vendimin tha se ishte "i shtangur" nga vendimi i gjykatës për të lejuar gjyqtarin e gjykatës më të ulët të urdhëronte administratën të shkrijë ndihmën e huaj.

Alito shtoi: “Një gjykatë federale ka shumë mjete për të trajtuar mosfunksionimin e një partie.”

Ndërsa vendimi ishte 5 pro dhe 4 kundër, ai ishte "jashtëzakonisht modest", tha Steve Vladeck, analist i Gjykatës së Lartë i CNN dhe profesor në Qendrën Juridike të Universitetit Georgetown.

“Urdhri i panënshkruar nuk kërkon që administrata Trump të bëjë menjëherë deri në 2 miliardë dollarë pagesa të ndihmës së huaj; ai thjesht i hap rrugën gjykatës së rrethit për t'i detyruar ato pagesa, nëse është më specifike për kontratat që duhet të respektohen. Fakti që katër gjyqtarë kundërshtuan një vendim të tillë është një shenjë se Gjykata do të ndahet, ndoshta pikërisht në këto pika, në shumë nga çështjet më me ndikim të lidhur me Trump-in.”

Apelimi shkoi në gjykatën e lartë brenda disa ditësh, jashtëzakonisht i shpejtë sipas standardeve të gjyqësorit federal. Është rasti i dytë që arrin te drejtësia që merret me lëvizjet e Trump-it për të konsoliduar pushtetin brenda degës ekzekutive dhe për të riformuar në mënyrë dramatike qeverinë pas marrjes së pushtetit në janar./K.C/dritare.net