
“Gjëja më e shpifur që ka parë”-Çfarë po ndodh mes Eglit dhe Gjestit! Banori: Nuk kam dashuri!
Dritare.net
Dy banorët Gjesti dhe Egli, të cilët kanë krijuar një raport dashurie deri diku të konfirmuar, janë gjendur në një situatë jo shumë të këndshme. E gjithë kjo ka filluar pas një komentimi të Gjestit për një nishan të Eglit ku ai ka thënë se ishte "gjëja më e shpifur që ka parë ndonjëherë".
Ky koment ka shkaktuar një diskutim të fortë mes dy të banorëve, ku Egli është shprehur se fjalët e tij e kanë bërë atë të ndjehet shumë e ofenduar, madje duke e quajtur vetën "plere". E gjithë kjo ka çuar në një përplasje të ashpër mes tyre.
Gjesti, i cili duket se ka qenë i prekur nga përplasja, shpërtheu në një bisedë me Rozana Radin, duke bërë një deklaratë të fortë për marrëdhënien me Eglin. "Unë për Eglin nuk kam dashuri, nuk kam, nuk kam ",- tha ai me një zë të lartë dhe të mbushur me zemërim.
Ky moment tensioni ka shtuar edhe më shumë dyshimet për marrëdhënien mes dy banorëve, duke shtuar pyetje të mëdha tek publiku në lidhje me ndjenjat e vërteta që ata mund të kenë për njëri-tjetrin./E.P-dritare.net

















