Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vatikani: Ja si është gjendja e Papa Françeskut!

Vatikani: Ja si është gjendja e Papa Françeskut!

Dje ishte një tjetër ditë e vështirë për Papa Françeskun i shtruar në spitalin e Gemellit. Papa Françesku pësoi dy episode të insuficiencës akute të frymëmarrjes, të shkaktuara nga akumulimi i konsiderueshëm i mukusit endobronkial dhe si pasojë e bronkospazmës.

Siç është raportuar nga buletini mjekësor i mbrëmjes i shpërndarë nga Dhoma e Shtypit e Vatikanit janë kryer "dy bronkoskopë" me "nevoja për thithjen e sekrecioneve". Pasdite u rifillua “ajrimi mekanik joinvaziv”, me maskë që mbulonte edhe gojën, edhe hundën.

Pacienti edhe gjatë një krize respiratore ka qëndruar gjithmonë vigjilent, i orientuar dhe bashkëpunues, thuhet në buletinin e sotëm mjekësor. Por problemet me frymëmarrjen po shkaktojnë shqetësim./K.C/dritare.net