
Dumani rrëfen vrasjen e Fatmira Dedës: Ajo tentoi të hynte brenda garazhit, por…
Dritare.net
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani akuzon Talo Çelën për vrasjen e Fatmira Dedës në vitin 2013.
Sipas dëshmisë Dumani tha se në momentin që ka hyrë në garazh ka parë Çelën duke goditur 60-vjeçarjen.
Avokati: Pse ndryshoi plani i vrasjes?
Dumani: Ishte më e thjeshtë për ne se tek pallati ku jetonte viktima jetonte edhe Agroni, planin e kam bërë unë dhe Festimi. Idenë për Agronin e dha Festim Qoli, roli i Agron Qolit ishte informator.
Dumani: Fatmira Deda, i akuzonte dy vëllezërit për vrasjen e djalit, tek karburanti sa ishte Fatmira Deda gjallë aty nuk afrohej njeri pas vrasjes së saj, karburanti u nda nga dy vëllezërit Petrit dhe Festim Qoli.
Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit Ilia Ilia për të shfaqur pamjet filmike në sallë të vendit të ngjarjes me argumentin se nuk është marrë në formën e kërkuar nga ligji, po ashtu vendi i ngjarjes mund të ketë ndryshuar, por për pamje filmike duhet t’i referohen atyre që janë në fashikujt hetimorë.
Avokati Ilia Ilia: Në çfarë ore të ka ardhur thirrja nga Agron Qoli?
Dumani: Unë kisha shkuar pak më përpara se të vinte mesazhi dhe isha pozicionuar në afërsi të pallatit. Mesazhi dhe kodi ishte “erdha”.
Agron Qoli: Për çfarë i duhesha unë kur ky po e runte vetë?
Dumani: Ku e dinte ky se ku isha unë? Unë isha me Talo Çelën aty, në vendin e ngjarjes. Ndeza makinën u drejtova për tek garazhi, u futa vetëm me makinë, Talo ka hyrë në këmbë. Garazhi i Fatmira Dedës ishte në hyrje djathtas i pari ose i parafundit. Kur kam hyrë me makinë pashë Talon që po e godiste atë të ndjerën, ajo tentoi të hynte brenda garazhit të saj, por qepeni ngeli i hapur dhe zonjës i ra qepeni në sup. Talo e tërhoqi dhe e godiste. E ndjera ka ngel me fytyrë nga shkallët dhe këmbët nga hyrja e garazhit. E gjitha ka zgjatur shumë pak./L.F-dritare.net

















