Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Nëse do të ndiheni si Perëndi, ejani në Shqipëri. Nëse doni taksistë që sillen si Perëndi, shkoni në Greqi

Rama: Nëse do të ndiheni si Perëndi, ejani në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën në ceremoninë e hapjes ITB Berlin 2025, ku Shqipëria turistike po i flet botës në Panairin e Turizmit. Në nisje të fjalës së tij kryeministri Rama i ftoi të gjithë të vijnë në Shqipëri sepse do ndihen si Perëndi.

"A keni dëgjuar ndonjëherë për një ligj në vend që deklaron shtëpitë tonë i përkasin zotit dhe mikut. Një ligj i tillë i shkruar në mesjetë është bërë pjesë e mënyrë së jetesës në Shqipëri. Shqippritje, në shqip do të thotë të bësh të pamundur për të nderuar emrin, shtëpinë dhe mikun. Kulmi i mikpritjes shqiptare u dëshmua gjatë luftës së dytë botërore më pritjen e hebrenjve. Kur u përballëm me zgjedhjen mes hebrenjve dhe djallit paraardhësit tanë qëndruan shumë pranë bebrenjve. Kush troket në derë të shtëpisë së shqiptarit e bën këtë prej vullnetit të zotit, duke hapur dyert ne mirëpresim një mik që trajtohet si perëndi. Kush troket në derë të shtëpisë së shqiptarit e bën prej vullnetit të zotit, duke hapur dyer ne mirëpresim një mik që trajtohet si perëndi. Nëse do të ndiheni si Perëndi, ejani në Shqipëri”. Nëse doni që të takoni drejtues taksish që sillen si perëndi, shkoni në Greqi”-u shpreh Rama./K.C/dritare.net