Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Ilir Meta do jetë deputet në parlament, ka mbështetjen e plotë të PD-së

Berisha: Ilir Meta do jetë deputet në parlament, ka mbështetjen e

Sali Berisha shprehu sot mbështetjen e plotë ndaj Ilir Metës. Pas daljes nga SPAK, Berisha tha se Meta ka gjithë mbështetjen e PD për t'u bërë deputet.

"Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë totale të PD dhe të gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka diskutim. Ai donte të ishte në lista të hapura, por ata e mbajnë në burg që të mos bëjë fushatë, sepse Edi Rama do të marrë mandatet duke mbajtur kundërshtarët në burg.

Prandaj ai do jetë deputet në parlament dhe Edi Rama do jetë aty ku e meriton, do ekstradohet tek McGonigali", u shpreh Berisha./L.F-dritare.net