Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor i Luanit 3- 9 mars 2025 nga Christine Haas

Horoskopi javor i Luanit 3- 9 mars 2025 nga Christine Haas

Edhe sikur ta kishin programuar kjo javë nuk do kishte qenë më ë mirë sesa do jetë. Asgjë dhe askush nuk do mund t’ua ndryshojë projektet dhe do ja dilni në gjithçka. Nëse jeni në një lidhje afatgjate do keni ditë të qeta dhe pa probleme. Në fundjavë do përjetoni më shumë kënaqësi dhe emocione. Ju beqarët do keni njohje të reja, por prej tyre do ketë veçse mundësi për aventura, asgjë më shumë sesa aq. Financat do jenë të trazuara kështu që mirë është të shmangni shpenzimet e tejskajshme edhe për gjëra të domosdoshme. Po ecët me plane nuk do keni vështirësi. Gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Mund të ndiheni pa fuqi dhe mund të keni edhe ndonjë problem me frymëmarrjen. Në punë herë do keni arritje dhe herë do mërziteni sepse nuk do ja dilni dot mbanë. Mire është që të mos dorëzoheni asnjë çast. /dritare.net