
Rama nga Berlini: Do të hapim aeroport të ri përballë Korfuzit
Dritare.net
Nga Berlini, kreu i qeverisë Edi Rama foli për aeroportin e Vlorës dhe atë të Kukësit. Rama shpjegoi se aeroportet janë investime të nevojshme duke parasysh numrin e lartë të vizitorëve që vijnë në Shqipëri përmes Rinasit. Aeroporti i Vlorës, tha Rama, synon që të çojë direkt vizitorët për në jug të vendit. Rama tha se do hapet edhe një aeroport përballë Korfuzit.
“Do hapim një aeroport të ri. Ka hapësirë më shumë sepse aeroporti i kryeqytetit është ai që ka rritjen më të shpejtë në Europë por është i mbipopulluar. Imagjinoni 11 mln udhëtarë në një vend me 2.5 mln banorë. Aeroporti ri që do hapim këtë vit është më në jug dhe u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt detit jon dhe pjesës së jugut të vendit tonë ku ka shumë për të parë, po kështu ku janë për t’u zhvilluar resortet më luksoze me 5 yje.
Kemi një tjetër aeroport në veri dhe po planifikojmë një të katërt përballë Korfuzit sepse ka shumë mbingopje të aeroportit të Korfuzit. Kemi kuptuar që ka nevojë dhe kërkesë të madhe për të pasur një aeroport të vogël sezonal në skajin jugor. Kemi një aeroport mjaft të lirë, vite më parë ka qenë shumë i shtrenjtë, por tani është mjaft i lirë, shumë njerëz nga rajoni vijnë që të fluturojnë nga Tirana. Është një aeroport i hapur 24 orë në 7 ditë të javës”, tha Rama./L.F-dritare.net

















