
Erand Sojli: Ju tregoj pse u largova nga Portokallia!
Dritare.net
Ndoshta dikush mund të mos e njohë menjëherë emrin e Erand Sojlit, por të Xhixh Merimangës, nuk ka dyshim që po. Apo të Naqes. Aktori i madh i Portokallisë, që u bë i njohur me këto role, prej 7 vjetësh jeton dhe punon në Amerikë.
Në një intervistë për emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV Sojli flet për karrierën e tij që në Shqipëri pati një sukses të jashtëzakonshëm në Portokalli, ndërsa tani është në teatrin që ai vetë ndërtoi, Teatri i Diasporës. Sojli tregoi për gazetaren Rudina Xhunga, edhe arsyen e largimit të tij nga Portokallia.
“Ika sepse nuk pranova të isha shumë pak. Unë shkruaja për shumë personazhe dhe vetë dilja vetëm me Salin. Sali është ai që rruhejcdhe i thoshte Berishës: “Kujdes se po ta fut Likja!” Tashmë u bënë 7 vjet në Amerikë. Unë mbeta rastësisht këtu pas një projekti në Nju-Jork.
Vendosëm edhe për shkak të dëshirës së madhe të vajzave të nisim një jetë të re këtu. Nëse nuk do të na ecë, shtëpinë në Shqipëri e kemi, vendin nuk do të na e marrë kush, do të kthehemi. Pse të mos guxojmë kur jemi mirë?
Edhe këtu nuk bëj tjetër gjë veç artit e argëtimit. Puna e parë që bëra ishte krijimi i një kompanie për teatër dhe produksione filmi.
Sepse këtu ka shumë shqiptarë, prej të gjithë trevave shqipfolëse. Kështu nisi ëndrra për teatrin e diasporës.”, tregon aktori në DritareTV./K.C/dritare.net

















