
Uthulla e mollës së egër, sekreti natyral për shëndet dhe mirëqenie
Dritare.net
"Një mollë në ditë mban doktorin larg" është një shprehje e njohur që thekson rëndësinë e një diete të shëndetshme. Molla është një nga frutat më të pasura me vlera ushqyese dhe më të konsumuarat në botë. Ajo përmban vitaminë C dhe polifenole, të cilat forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve serioze që shfaqen me kalimin e viteve.
Konsumimi i mollës, veçanërisht mollës së egër, ndihmon në krijimin e ndjesisë së ngopjes, duke kontribuar në reduktimin e ushqimit të tepërt.
Simbolika e mollës së egër
Molla e egër ka qenë gjithmonë e lidhur me dashurinë dhe martesën. Në disa besime të lashta, personi i dashuruar hidhte farat e mollës në zjarr dhe shqiptonte emrin e të dashurit. Nëse farat kërcisnin, besohej se dashuria ishte e vërtetë.
Në kulturën kelte, druri i mollës së egër digjej në rituale dhe festivale, ndërsa Shekspiri e ka përmendur atë në veprat e tij "Ëndrra e një nate vere" dhe "Mundimet e kota të dashurisë".
Molla e egër ka origjinë nga Europa dhe Azia Perëndimore dhe është e pranishme në mitologjinë e shumë popujve. Në Greqinë e lashtë, ajo ishte e lidhur me perëndeshën Afërditë si simbol i dashurisë dhe bukurisë. Edhe sot, në disa kultura, molla e egër përfaqëson pjellorinë, ëmbëlsinë dhe pastërtinë e zemrës. Thuhet se mbjellja e një molle të egër sjell dashuri dhe harmoni në familje, ndërsa lulet e saj përdoren shpesh në ceremonitë martesore për bukurinë e tyre të jashtëzakonshme.
Vlerat Shëndetësore
Një nga produktet më të çmuara që përftohet nga ky frut është uthulla e mollës së egër. Ajo përmban antioksidantë, kalium, kalcium, vitaminat A, B dhe C, si dhe pektinë, e cila ndihmon në uljen e kolesterolit brenda pak javësh.
Uthulla e mollës së egër:
✔ Forcon imunitetin në mënyrë natyrale.
✔ Ndihmon në uljen e glicemisë, duke qenë një armë natyrore kundër diabetit.
✔ Përmirëson tretjen dhe ndihmon në detoksifikimin e organizmit.
✔ Ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
A ndihmon në rëninen në peshë?
Po, padyshim! Uthulla e mollës së egër ka shumë pak kalori dhe nuk përmban kolesterol. Ajo ndihmon në mbajtjen e një peshe të qëndrueshme, duke rregulluar nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëluar dëshirën për ëmbëlsira.
Disa nga përfitimet kryesore të uthullës së mollës së egër
-Përmirëson prodhimin e pështymës dhe enzimave tretëse, duke reduktuar fryrjen dhe problemet me tretjen.
-Stimulon metabolizmin, duke kontribuar në ruajtjen e peshës ideale.
-Lufton bakteret dhe kërpudhat, duke ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar.
-Pastron qelizat yndyrore dhe ndihmon në reduktimin e celulitit.
-Përmirëson shëndetin e lëkurës, duke ndihmuar në trajtimin e akneve, pickimeve të insekteve dhe infeksioneve të lëkurës.
-Me përmbajtje të acidit malik, lehtëson dhimbjet e kyçeve dhe pengon formimin e gurëve në veshka.
-Alkalizon organizmin, duke ndihmuar në balancimin e pH-së trupore.
-Përmban triterpenoidë, të cilët ndalojnë përhapjen e qelizave tumorale.
-Lehtëson frymëmarrjen dhe ndihmon në pastrimin e mushkërive duke nxitur nxjerrjen e mukusit.
-Mund të përdoret për gargarë, duke ndihmuar në shërimin e plagëve në gojë, gjakderdhjen e mishrave të dhëmbëve dhe infeksionet orale.
Mënyra e përdorimit dhe sasia
Uthulla e mollës së egër duhet të përdoret me moderim. Mënyra më e zakonshme është tretja e një luge uthull në një gotë me ujë, e cila mund të pihet në mëngjes ose para vakteve për përfitime maksimale.
⚠ Kujdes: Përdorimi i tepërt i uthullës mund të jetë i dëmshëm për stomakun dhe dhëmbët. Nëse keni probleme shëndetësore, konsultohuni me një mjek përpara përdorimit të rregullt./dritare.net

















