Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Takimi në Shtëpinë e Bardhë! Baçe: Nëse ke fuqi, nuk ke nevojë për mend!

Takimi në Shtëpinë e Bardhë! Baçe: Nëse ke fuqi,

Akademiku Apollon Baçe, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, komentoi takimin mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Baçe e cilësoi këtë moment si një "grackë" nga ana e Trump, duke shtuar se ky ishte një moment që tregoi se Trump nuk është pro Europës apo Perëndimit, por është në anën e më të fortëve.

“Ai moment ishte një grackë nga ana e Trump. Ky është momenti ku Trump dëshmoi se nuk është më për Europën apo Perëndimin, por për të fortin. Sikur kthehemi prapa në diktaturë. Sa i përket Putinit, ai nuk është komunist, por carist. Nga ana tjetër, sjellja e Zelenskyt duhet ta kishte kuptuar se ndodhej në një grackë dhe duhej të ishte më vigjilent.


Ai theksoi se, edhe pse Zelensky mund të ketë qenë i pavëmendshëm, ai duhej të ishte më vigjilent ndaj këtij takimi. Baçe gjithashtu hodhi faj edhe mbi presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili e kishte këshilluar Zelenskyn të pranonte këtë takim. Sipas Baçes, Trump nuk shiti Zelenskyn, por shiti Europën, duke e bërë këtë të qartë në takimin e tyre.


“Një pikë faji e ka edhe Macroni këtu, sepse ai e bindi Zelenskyn të takohej. Thelbi i këtij takimi është se Trump nuk e shiti Zelenskyn, por shiti Europën. Ai e tha hapur dhe të gjithë e kuptuan. Zelensky thjesht ra në grackën e tyre.”

Akademiku përmendi një shprehje ruse për ta mbyllur komentimin: "Nëse ke fuqi, nuk ke nevojë për mend."-u shpreh Baçe/E.P-dritare.net