
Mbrëmja e kaluar nuk ka shkuar mirë për Eglin dhe Gjestin. Në rrjet përflitet se Gjesti e ka bullizuar Eglin për një nishan që ka në këmbë. Për shkak të kësaj, Egli është zgjuar e përlotur dhe ia ka rrëfyer Danjës.
"Vë në mes jorganin, nuk më preku me dorë fare. Nuk jam ndjerë ndonjëherë më e flliqur. I thashë falendero Zotin që je këtu, se të ishe jashtë do të kisha fluturuar nga dritarja."- tha Egli.
Por, Egli dhe Gjesti janë ballafaquar mëngjesin e sotëm dhe mesa duket, Gjestit nuk i ka pëlqyer një nishan që Egli ka në trup, e për këtë reagim, banorja është ndier shumë e ofenduar.
Biseda mes tyre:
Egli: Me më ofendu më sikur më ke ofendu ti, nuk e toleroj. Hajde me të tradhtu… ai lloj reagimi, të keqen e të tradhtuarës, ai lloj injorimi, përçmimi, shpifjeje, nuk më ka ndodhur….
Gjesti: Kurrë në jetë, ashtu sendi më të keq nuk kam parë. Nuk më ka ndodhur. Unë bukën prej toke e ha, por kur e pashë, menjëherë terr m'u ka bo.
Egli: Qyqja, avash more.
Gjesti: Unë e kam mendu tjetër send, ti po thua më ke ofendu./K.C/dritare.net

















