Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Berlin: Pasi zbutët lumenjtë tuaj donit që Vjosa jonë të qëndronte e egër

Rama në Berlin: Pasi zbutët lumenjtë tuaj donit që Vjosa

Në konferencën për Panairin e Turizmit në Berlin, ku Shqipëria mban “Vendin e Nderit”, kryeministri Rama foli edhe për Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa.

“Sot që flasim kemi një prej parqeve më të mëdha në botë, sepse është më i rralli, në mos i vetmi, Parku Kombëtar i Lumit Vjosa. U zbulua nga qytetarët europiane, miqësor me mjedisin, si lumi i fundit i egër në Europë. Na u hodhën në fut që ta mbronim, ne po kërkonim ta mbronim. Pasi zbutët lumenjtë tuaj donit që lumi ynë të qëndronte i egër.

Pasi u zhvilluat në të gjitha mënyrat e mundshme, donit që ne të zhvilloheshim vetëm në mënyrën që ju mendoni se është e duhura. Mos i kërkoni shqiptarëve që të mos kërkojnë të udhëtojnë me avionë, se na u ndalua për gjysmë shekulli t’i hidhnim sytë një avioni. Ndërkohë që ju fluturonit, ne ecnim, vinim vërdallë vendit tonë që ishte shndërruar në një burg”, tha Rama./L.F-dritare.net