
Tërmeti trondit Los Angeles pak çaste pas ceremonisë Oscar! Fansat: Edhe toka e pakënaqur nga ndarja e çmimeve!
Dritare.net
Një tërmet tronditi Los Angeles vetëm disa orë pasi yjet e Hollivudit u larguan nga ceremonia e Oscars.
Sipas Daily Mail, lëkundjet me magnitudë 3.9 Rihter u raportuan në orën 22:13, me qendër në North Hollywood
Lëkundjet e tërmetit u raportuan në luginën e San Fernando, Torrance, Redondo Beach, Glendale, Pasadena dhe pjesë të tjera të Los Anxhelosit.
Tërmeti erdhi vetëm disa orë pasi të famshmit u larguan nga Teatri Dolby në Hollywood, pas ndarjes së çmimeve të Oscar .
Kaq u desh që përdoruesit e X, të pakënaqur nga ndarja e çmimeve Oscar të komentoni n se dridhja ishte një ndëshkim për shfaqjen.
“Sapo ndjeva një tërmet. Edhe Toka është e çmendur prej Oscars” shkroi një përdorues.
Një tjetër komentoi se toka po përpiqej të hakmerrej për Demi Moore e cila fitoi sipas tij, në menyrë të pa merituar një Oscar për interpremtimin në filmin “The Supstance”.

















