
Xhensila Myrtezaj i bashkohet Berishës, në Milano!
E Hënë 3 Mars 2025, 08:08
Dritare.net
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka performuar gjatë takimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha me emigrantët në Milano. Ajo ka dhuruar performancë për shqiptarët që jetojnë në Itali.
Kjo tregon se artistja shumë e dashur për publikun shqiptar i është bashkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Veç Xhensila Myrtezajt, në podiumin ku mbajti fjalën edhe Berisha, ishte edhe këngëtari Shkumbin Ismaili.

















