Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama uron fundjavë të mbarë me filmin shqiptar Ilira!

Rama uron fundjavë të mbarë me filmin shqiptar Ilira!

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë qytetarët për fundjavën me një postim nostalgjik. Përmes disa sekuencave nga filmi i animuar shqiptar “Ilira”, realizuar në vitin 1983 nga Kinostudio “Shqipëria e Re” dhe tashmë i restauruar në cilësinë 4K, Rama ka përcjellë mesazhin e tij pozitiv për ditët në vijim.

“MIRËMËNGJES ???? dhe me disa sekuenca të një prej filmave të animuar shqiptar ‘Ilira’, realizuar në 1983, tanimë i restauruar në 4K, ju uroj një fundjavë të mbarë????”, shkruan ai në rrjetet sociale, duke sjellë në vëmendje një pjesë të trashëgimisë kulturore shqiptare përmes teknologjisë moderne./E.P-dritare.net