Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Paj Zotin, shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë!

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar një prej protestuesve, i cili ka kërkuar rrëzimin e projektligjit “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore te personat fizikë dhe juridikë të huaj”. Sipas protestuesit, ky ligj cenon drejtpërdrejt sovranitetin kombëtar, ndërsa Rama ka sqaruar se ai është pjesë e procesit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe hyn në fuqi shtatë vite pas anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

"PO NUK BAN KURR HAJËR SHQIPNIJA, N’SE PADIJA DHE KRENIJA DO TË SHKOJNË NJIT SI TRUPI E HIJA, SHKROI GJERGJ FISHTA

Paj Zotin shikojeni se kush do ju shpëtojë nga unë, një patriot që nuk lexon dot një ligj me 10 nene dhe shkruan:
“…Këta gjakprishur, vijojnë me projekt ligje që vendosin në shitje tokën e shqiptarëve për pushtuesit shqipfolës e të huaj, duke cënuar drejtpërsëdrejti territorialitetin dhe Sovranitetin Kombëtar.
Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të kaloj ky ligj antikombëtar, përndryshe përshkallëzim, deri në mos bindje civile.
Sot edhe më shumë.
Deri në frymën e fundit…”
Në fakt, ky është një nga projekt-ligjet e procesit të negociatave, i cili siç mund ta lexoni hyn në fuqi 7 vjet pas hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur toka mund t’u shitet pushtuesve europianë në Shqipëri, njësoj siç mund të blihet nga pushtuesit shqiptarë në Europë, sepse me hyrjen në BE Shqipëria do jetë e madhe sa BE-ja dhe BE-ja do jetë e vogël sa Shqipëria.", shkruan Rama./K:C/dritare.net