
Horoskopi javor i Gaforrja 3- 9 mars 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Mungesa e durimit dhe qartësisë do nxitë tensionet gjatë kësaj jave. Mosmarrëveshjet me të gjithë do jenë të herëpashershme. Mundohuni të ndryshoni sjellje. Nëse jeni në një lidhje, do ndiheni të përhumbur dhe nuk do dini çfarë të bëni gjatë tre ditëve te para. Debatet do jenë pa mbarim. Ju beqarët do realizoni takime me shumice, por do fiksoheni pas një personi që nuk vlen për ju. Financat do jenë të vështira dhe delikate ditët e para. Mos kryeni shpenzime të pamenduara. Gjendja shëndetësore herë do jete e mirë e herë me disa probleme të vogla. Mundohuni të mos e teproni me lodhjen dhe të konsumoni ushqime të shëndetshme. Në punë duhet patjetër të bashkëpunoni me kolegët sepse përndryshe vetë nuk mund të arrini asgjëkund. /dritare.net

















