Na ndiqni edhe në

Shqip

Shpërthen Pëllumb Xhufi: Pse nuk foli Janullatos kur klerikët thanë se Kosova është Jerusalemi i Serbisë!

Shpërthen Pëllumb Xhufi: Pse nuk foli Janullatos kur klerikët

Akademiku Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin “Shqip nga Dritan Hila” në DritareTV foli për trashëgiminë e Anastas Janullatos, kryepeshkopin grek të Kishës Ortodokse në Shqipëri, që ndërroi jetë pak javë më parë. Xhufi tha se Janullatos erdhi në Shqipëri në 1991-shin, me një mëkat fillestar, erdhi me mbështetje nga politika greke, që është kundër kanuneve të Kishës.



“Unë kam shkruar për 30 vjet për Janullatosin. Ai erdhi në Shqipëri me një mëkat fillestar. Ai erdhi nën presonin e politikës. Sipas kanuneve të Kishës në koncilët e parë të saj, është përcaktuar qartë që peshkopi dhe kryepeshkopi që vjen me mbështetjena e pushtetit laik ështe jo i ligjshëm. Janullatos ka qenë në çdo bisedë që nga fillimi, që me Ramiz Alinë, kur erdhi Micotaqisi plak, në 1991-shin. Çështja e parë që shtroi ishte të njihnim kryepeshkop Janullatosin. Alia tha se nuk i takon atyre kjo punë, por kishës. Ky takim përfundoi , sepse ai shtroi dhe nja 5 kërkesa. Pas tij në të gjitha takimet e nivelit të lartë, çështja e parë që kanë shtruar grekët, ka qenë Janullatos. Pra kjo është jokanonike. Janullatosi erdhi me këmbë mbrapsht. Edhe kurorëzimi i tij në 1992-shin është bërë me zhurmë dhe kontestime të mëdha.

Janullatosi u kurorëzua në hotel, edhe kjo është jokanonike, e paligjshme. Kisha ka vendin e saj ku zgjedh kryepeshkopin. Ai erdhi i mbështetur nga dora politike greke dhe pati sjellje, qëndrime politike. U fut në thelbin, në nervin e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Për shembull çështja e varrezave të Kosinës, ku ishte ai protagonist që të bëheshin ato varreza, si një vepër fetare. Edhe kjo përfundoi me turp, sepse varret e ushtarëve greke ishin marrë e çuar në Greqi, dhe nuk kishin me çfarë t’i mbushnin. Morën banorët e Këlcyrës, i vendosën aty. U bë skandal i madh. Edhe për luftën e Kosovës kur disa klerikë thanë se Kosova është Jerusalemi i Serbisë dhe Janullatos nuk reagoi. Edhe ngjarje të tjera që kanë ndodhur. Për shembull kur u vra një djalë Aristotelis Goumas, Janullatos doli i pari që tha se nuk dihet si do shkojnë marrëdhëniet ndëretnike në Shqipëri.”, tha Xhufi në DritareTV./K.C/dritare.net