Na ndiqni edhe në

Shqip

Aktori: Parashqevi Simakun e shkatërroi komuniteti shqiptar!

Aktori: Parashqevi Simakun e shkatërroi komuniteti shqiptar!

Fati i Parashqevi Simakut mesa duket tani ka marrë një rrjedhë tjetër, nga sa pamë në dhjetor, kur u zbulua një video që e tregonte si endacake. Tani ajo ka dalë nga spitali psikiatrik ku u shtrua për pak javë, ndihet më mirë falë ndihmës së Elton Ilirjanit, edhe thuhet se shumë shpejt do t’i futet sërish muzikës. Por panorama që nuk i shqitet shqiptarëve nga mendja, është sërish ajo video, ku shihej diva jonë e rrënuar pasi shumë u aludua për shkaqet që e çuan Parashqevinë në atë gjendje.

Në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip në DritareTV, aktori Erand Sojli, që jeton prej 7 vitesh në Amerikë, thotë se Parashqevinë e shkatërroi komuniteti shqiptar, sepse nuk e mbështeti fare që kur shkoi në SHBA.


“Mua më ka dhembur shumë, jo pjesa personale e Parashqevisë. Parashqevia është një divë shqiptare, që ka rritur breza, që guxoi, që me atë që kërkoi të bëjë për vetën e vet, komunitetin tone do ta çonte shumë larg. Por ajo nuk u mbështet nga ky komuniteti. Ne jemi artistë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Këtu në Amerikë nuk mund të çash nëse nuk të ndihmon komuniteti yt sepse ka shumë komunitete. Unë mendoj që kjo është fatkeqësia e Parashqevisë. Është fatkeqësia edhe për komunitetin. Ne tani u kujtuam për të. Ne themi, Belushi është shqiptar, DeNiro shqiptar, Maradona është shqiptar. Po si janë shqiptarë? Parashqevia është shqiptare, një këngëtare që bëri të pamundurën të jetojë më artin e saj, si shumë artiste në Shqipëri, por nuk ia doli dot. Parashqevia pati ëndrra të mëdha, nuk i realizoi dot sepse nuk e mbështeti nga askush.”, thotë aktori Erand Sojli në DritareTV./K/C/dritare.net