Na ndiqni edhe në

Shqip

Reforma arsimore në Shqipëri, e domosdoshme! Flet mësuesja e gjuhës shqipe, në Gjermani!

Reforma arsimore në Shqipëri, e domosdoshme! Flet mësuesja e

Etleva Mançe është mësuese e diasporës. Prej 15 vjetësh zonja Mençe është mësuese e gjuhës shqipe në sistemin shkollor gjerman dhe njëkohësisht edhe nga Ministria e Arsimit të Landit të Nordrhein-Westfalen si koordinatore për gjuhën shqipe.
E ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, zonja Mençe tha se problematikat e mësuesve janë të ngjashme kudo, edhe në Gjermani, por reformat në arsim në Shqipëri, mungojnë.


“Unë duke qenë pjesë e sistemit shkollor gjerman, i di mirë problematikat që ka atje. Patjetër që shumë prej kolegëve atje, ankohen për punën që bëjnë. Vështirësitë nuk janë të pakta as atje. Gjithçka është si e shikon ti gotën, gjysmë plot apo gjysmë bosh.
Në Gjermani tani shkollat janë të mbushura me nxënës që vijnë nga kultura të ndryshme që duhet t’i përshtaten kulturës gjermane. Ose vijnë nga sisteme arsimore të ndryshme. Mësuesit atje nuk i dëgjoj të ankohen kaq shumë sa mësuesit këtu.
Megjithatë në çdo rast e shikoj të domosdoshme një reformë arsimore, që mësuesit të lehtësohen. Klasat tani janë të mbushura plot, kërkesat ndaj mësuesve janë shumë të mëdha, diçka duhet ndryshuar patjetër”, u shpreh zonja Mançe në Dritare TV./L.F-dritare.net