
Kryeministri Trudeau: Tarifat e reja të Trump-it ndaj Kanadasë, një budallallëk
Dritare.net
Kryeministri kanadez Justin Trudeau, në javën e tij të fundit në detyrë ka dhënë një përgjigje të mprehtë ndaj tarifave të reja të vendosura nga SHBA-ja ndaj mallrave kanadeze.
Kryeministri Trudeau i përshkroi tarifat si një luftë tregtare e SHBA-së kundër aleates së saj më të ngushtë, mikes së saj më të ngushtë."
Kanadaja, tha ai, do të zbatonte tarifa 25% kundrejt mallrave amerikane me vlerë 155 miliardë dollarë, duke filluar me tarifat për mallrat me vlerë 30 miliardë dollarë menjëherë.
Vendi gjithashtu planifikon të paraqesë një sfidë ligjore në Organizatën Botërore të Tregtisë, duke pretenduar një shkelje të një marrëveshjeje të tregtisë së lirë që ekziston me SHBA-në.
Trudeau më pas foli drejtpërdrejt me publikun amerikan, duke u thënë atyre se Kanadaja nuk "e dëshironte këtë", duke akuzuar Presidentin Trump se ka zgjedhur të rrezikojë vendet e punës në SHBA.
Trudeau më pas tha se tarifat ishin një budallallëk dhe se nuk kishte asnjë justifikim për to.
Ai më pas iu drejtua edhe Presidentit Trump, duke thënë se të dy kishin bërë gjëra të mëdha së bashku në të kaluarën, duke shtuar se ai priste të fliste përsëri me të në ditët në vijim.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai tha se Trump dëshironte të shihte një kolaps të ekonomisë kanadeze, përpara se të përsëriste se Kanadaja nuk do të bëhej kurrë shteti i 51-të i SHBA-së./K.C/dritare.net

















