
Sot u zyrtarizua koalicioni. Meta reagon nga burgu: Fitore më 11 maj
Dritare.net
Sali Berisha dhe Ilir Meta do ta vazhdojnë aleancën e tyre më 11 maj, kur në listat e koalicionit mes 4 deputetëve të konsideruar sigurt është edhe kreu i PL-së. Ky i fundit pritet të bëhet deputet nga burgu. Për këtë ka reaguar nga burg dhe vetë Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook:
"Falenderoj Kryesinë e Partisë së Lirisë, që miratoi sonte me unanimitet marrëveshjen për hyrjen në koalicionin opozitar gjithëpërfshirës "Partia Demokrarike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore".
Në funksion të Fitores dhe Ndryshimit të shumëpritur më 11 Maj, çdo anëtar dhe simpatizant i Partisë së Lirisë, brenda por edhe jashtë vendit, do të japë kontributin e tij maksimal për shkuljen nga themelet të Narkoshtetit të kalbur, të korruptuar dhe të inkriminuar në çdo qelizë.
U bëj thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve tanë në diasporë, që në këto orë të mbetura të regjistrohen për të votuar më 11 Maj për të ndëshkuar sektin që dëboi mbi 1 milion shqiptarë në emigrim dhe që nga paniku po tenton çdo manovër për të penguar votën e tyre.
Vota masive e shqiptarëve për koalicionin gjithëpërfshirës opozitar "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore" do të sjellë Ndryshimin. FITORE!", shkruan Meta./K.C/dritare.net

















