
G-Bani del nga BBV. Lajmi i trishtë që i dha Ledioni!
E Martë 4 Mars 2025, 21:09
Dritare.net
Sonte Big Brother ka nisur në një mënyrë të pazakontë. Ledioni ka hyrë brenda shtëpisë së Big Brother për t’i dhënë një lajm njërit prej banorëve.
Ledioni i tha G-Banit se babai i tij ka pësuar ishemi cerebrale dhe ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të stabilizuar. Direkt pas këtij njoftimi G-Bani u largua bashkë me Ledionin, edhe do niset direkt për në Londër, ku është i shtruar i ati./K.C/dritare.net

















