Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emigracioni, Rama: S'jemi më në kohën e piramidave!

Emigracioni, Rama: S'jemi më në kohën e piramidave!

Kryeministri Edi Rama thotë se sipas censusit nga vitit 2013 deri në vitin 2024 janë larguar nga Shqipëria 400 mijë persona. Rama në përgjigje të një komentuesi që e akuzonte se keqqeverisja e PS, ka nxitur emigrimin, tha se tashmë çdo kush ka të drejtën të lëvizë i lirë.

"Ju që flisni në emër të kënetës keni një të keqe se ju ka lënë Luli me traumë të madhe dhe pastaj është futur dhe bufi në mes dhe nuk mendoni se çfarë flisni. Nga 2013 dhe deri në 2024 sipas censusit janë 400 mijë në total që kanë lëvizur dhe Shqipëria është 2.4 mln dhe ata që kanë lëvizur janë në të drejtën e tyre, sepse s’jemi më në bunkerin e shokut Enver dhe as në kohën e piramidave, por jemi në një botë të lirë", tha kryeministri Rama./L.F-dritare.net