
Gjesti neveritet nga nishani i Eglit! Banorja: Jam ndjerë e fëlliqur!
Dritare.net
Egli është në gjendje shumë të keqe shpirtërore. Këngëtarja ka qarë e ka shfryrë mbi supet e Danjës, duke rrëfyer se Gjesti i pa një nishan në këmbë dhe është neveritur, aq sa nuk e ka qasur pranë tij. Përkundrazi ka vënë jorganin si ndarje mes tyre dhe nuk i ka folur më
Egli:“Pa një nishan, u çmend, u drejtuam për tek shtrati. I thashe: e ke seriozisht? Shkoi të shfrynte, pa lidhje, për këtë (drejton dorën nga nishani i këmbës), vë në mes jorganin dhe më kthen kurrizin. Nuk më prek me dorë fare, fare, fare. Nuk jam ndjerë ndonjëherë në jetën time më e fëlliqur.
Danja: Po pse mi?
Egli: Më bën mua me faj për një gjë të Zotit.
Danja: Më dëgjo mua, mblidh trutë e kokës, që ta bësh tëndin
Egli: Mbajta, mbajta, mbajta, se po plasja…dhe i thashe: çfarë të bëj që jemi këtu, se ta kisha treguar unë ty çfarë të kisha bërë. Me këtë që më ke bërë ti sot, kishe fluturuar nga dritarja. Kjo është hera e parë që jam ndjerë aq keq
Danja: Çfarë thoshte ndërkohë?
Egli: ‘Ej, a ke rrëshqit e?’, kështu më tha. Unë mezi e prisja atë darkën. Ta përqafoja. Surrati i atij të më bëjë mua të ndihem e mohuar?/E.P-dritare.net

















