Na ndiqni edhe në

Bota

Zelensky: Ne duam paqe, jemi gati për bisedime nën udhëheqjen e Trump-it

Zelensky: Ne duam paqe, jemi gati për bisedime nën udhëheqjen e

Volodymyr Zelensky përsëriti përkushtimin e Ukrainës për paqen, duke theksuar se askush nuk dëshiron një luftë të pafundme. "Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur për të sjellë paqen më afër. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se ukrainasit." tha ai në një postim.

Presidenti ukrainas shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar nën udhëheqjen e fortë të Donald Trump për të arritur një paqe të qëndrueshme. Siç theksoi ai, Kievi është gati të lëvizë shpejt drejt përfundimit të luftës, me hapat e parë që janë shkëmbimi i të burgosurve, një armëpushim në ajër, që do të përfshijë ndalimin e raketave, dronëve me rreze të gjatë dhe bombardimin e energjisë dhe infrastrukturës tjetër civile, si dhe një armëpushim të menjëhershëm në det, me kusht që të ketë një përgjigje përkatëse nga Rusia.

Zelensky shprehu vlerësimin e tij për ndihmën e SHBA-së në mbrojtjen e sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, duke theksuar rolin e Trump-it në dërgimin e raketave antitank Javelin, të cilat ai tha se shënuan një pikë kthese kritike për mbrojtjen e vendit të tij.

Duke iu referuar takimit të së premtes në Shtëpinë e Bardhë, presidenti ukrainas tha se "ai nuk u zhvillua siç duhej", duke shprehur keqardhjen për rezultatet që prodhoi ky takim. Në të njëjtën kohë ai theksoi nevojën për “korrigjime” dhe bashkëpunim më konstruktiv në të ardhmen.

Së fundi, ai deklaroi Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet dhe sigurinë në çdo kohë dhe në çdo formë, duke e përshkruar atë si një hap drejt sigurisë dhe garancive më të mëdha./K.C/dritare.net