
Danja ka folur me Jozin për largimin e G-Banit nga shtëpia e BBV. Edhe pse G Bani-ka babain në spital dhe u detyrua ta linte BBV, Danja ka deklaruar ditën e sotme se nuk e fal atë, pasi askush nuk e ka ofenduar në atë mënyrë dhe në atë gradë sa ai.
“I thashë ishalla bëhet më mirë babai edhe kaq. Për ta falur nuk e fal G Banin, o për lojë o ku di unë disa gjëra nuk thuhen. Le të më gjykojë gjithë dynjaja, le të më thonë shtrigë. Kurrë nuk më ka ofenduar njeri ashtu në atë gradë, edhe pa i bërë asgjë. Nervat e atij do i haj kjo detektivja e shtëpisë,( Gerta) u bë me atë që të hante ndonjë copë tortë”, tha Danja./K.C/dritare.net

















