
Zbulohet kush fshihet pas dhurimit të 310,000 dollarëve për libraritë në Britani
Dritare.net
Zbulohet se pas donacionit prej 250,000 paundësh për mbështetjen e shitësve të pavaruar të librave në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, qëndon kompania Amazon.
Kompania bëri këtë gjest humanitar pasi shitësit e librave apeluan për fonde për të ndihmuar industrinë pas krizës së koronavirusit.
Fondi u krijua nga individë të London Review Bookshop, Picador dhe Daunt Books për të mbështetur The Book Trade Charity, e cila ofron ndihmë për ata që punojnë ose kanë punuar në industri. Paratë janë për kompanitë në bizneset e shitjes, botimit, shpërndarjes dhe shtypjes.
Nga kjo shumë, 84 mijë dollarë janë dhuruar nga donacionet publike, 37 mijë dollarë nga Shoqata e Librashitësve dhe 62 mijë dollarë nga botuesi Penguin Random House.
Ka qenë shefi ekzekutiv i Book Trade Charity, Dan Hicks, ai që konfirmoi se Amazon fshihej pas donacionit.
Ai tha se kishte marrë një telefonatë nga Amazon, duke i ofruar donacionin direkt për organizatorët, sesa përmes faqes së mbledhjes së fondeve.
Më vonë edhe Amazon e konfirmoi donacion përmes një deklarate, ku konfirmonte fondin ndihmës për libraritë e pavarura./E.B-dritare.net

















