
Berisha: Kryesekseri i Tahirit porositi vrasjen e 36-vjeçarit në Shëngjergj
Dritare.net

Sipas Berishës, qytetari hedh dyshime serioze se vrasja e 36-vjeçarit në Shëngjergj është kryer, ose është porositur nga Elvis Rexha, që sipas tij, është badiguardi dhe kryesekseri i ministrit Saimir Tahiri.
Sipas Berishës, “të gjitha manipulimet, fshehjen dhe zhdukjen e provave të vrasjes së Besnik Pudjas i ka bërë drejtori i drejtorisë së policisë së Tiranës, Ervin Hodaj me porosi të Saje qorrit”.
STATUSI I PLOTE I BERISHES
Oficeri dixhital hedh dyshime se:
– Dyshime tejet serioze ka hedhur ne informacionin e tij se, badiguardi dhe kryesekseri i Saje qorrit, Elvis Rexha mund te jete dhe ekzekutori ose porositesi i vrasjes se Besnik Pudjas
– Elvis Rexha eshte kryesori i parcelave te kanabisit ne malesine e Shengjergjit!
– Te gjitha manipulimet, fshehjen dhe zhdukjen e provave te vrasjes se Besnik Pudjas i ka bere drejtori i drejtorise se policise se Tiranes, Ervin Hodaj me porosi te Saje qorrit.
I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te hetoje me perparesi implikimin direkt te Saje qorrit, sekserit te tij Elvis Rexha dhe drejtorit Ervin Hoda, ne kete krim te shemtuar dhe perpjekjen per te paraqitur ekzekutimin mafioz te Besnik Pudjas si vetevrasje! sb
“Pershendetje doktor..jam nje oficer i policise ne komisariatin e policise nr 4 ne tirane..ju bej me dije se besnik pudja personi qe u gjet i vrare ne hangaret e hashashit ne fshatin kallogjesh ne shengjergj esht mik dhe lidhje e ngushte e elvis rexhes badigardit dhe sekserit me te ngushte te sajmir tahirit dhe din e gjithe zona,e gjithe vendngjarja dhe servirja e rrethanave te rreme per kete ngjarje esht bere me porosi te Saje qorrit dhe urdher te drejtorit te tiranes ervin hodaj qe te mos dale e verteta qe mbas ketyre parcelave dhe kesaj ngjarje kaq te rende te mos dale ne drite emri i elvis rexhes qe esht kaq shume i implikuar ne ate zone me parcelat e hashashit..”
TE ARRESTUARIT
Pas ngjarjes policia arrestoi Algers Liçin, Dritan Buzon dhe Halit Dushën me pretendimin se ata kanë qenë në vendngjarje dhe nuk kanë treguar se çfarë ka ndodhur. Mbi 3 personat rëndon dhe akuza e kultivimit të bimëve narkotike. Sipas policisë gjatë momentit kur është vetëvrarë 36-vjeçari është plagosur edhe Algers Liçi.
I pyetur në polici ai ka thënë se gjithë ngjarja ka ndodhur pasi viktima ka qenë duke luajtur me pistoletë lojën rolete ruse. Por ky pretendim nuk qëndron pasi arma e krimit është një pistoletë pa mulli.

















