Na ndiqni edhe në

Udhëtim

Berati, listohet si qyteti i dytë më i bukur në Europë

Berati, listohet si qyteti i dytë më i bukur në Europë
Shoqata Japoneze e Agjentëve të Udhëtimeve (JATA) ka shpallur listën e 30 qyteteve më të bukura sipas saj në Europë. Kështu, Berati renditet i dyti mes 30 qyteteve më të bukura, që duhen vizituar.

Vendin e parë e zë Kilkini në Irlandë, e pas tij renditet Berati, shkruan “The Telepgraph”. “Mangalem, lagja më e famshme e Beratit është vendosur në krah të lumit Osum dhe është nën mbrojtjen e UNESCO­s. Në periudhën e Mesjetës ka qenë kështjellë e Perandorisë Bizantine, gjë që e dëshmon Kalaja e Beratit në majë të saj”, shkruan JATA.