
Basha: Negociatat nuk hapen as në 2019. Flet edhe për foton me vëllanë e porositësit të 3.4 mln eurove
Dritare.net

Basha tha se negociatat nuk do të hapen nëse vijon që të jetë në krye kjo qeveri, dhe pa luftuar politikanët e korruptuar dhe drogën, Shqipëria nuk futet ne BE.
“Do kemi parasysh se gjithë shqiptarët duhet ta kuptojmë mirë; pa luftuar krimin dhe drogën, pa larguar politikanët e korruptuar, shqiptarëve s’do t’i hapen negociatat siç nuk ju hapën në 2016, madje as në 2019. Pasi Rama mbron Saimirin, Fatmirin, dhe Rama sundon mbi këtë perandori të krimit dhe e kthen Shqipërinë në hambar droge. Sa kohë që ndodh kjo, dhe në Shqipëri ka një prokurori të kapur ku Rama mbron politikanët e krimit, sdo ketë hapje të negociatave me Shqipërisë. Ky është mësimi i 2016-ën, 2017 dhe 2019. Tani çfarë do bëjmë? Duhet të presim që Rama të kërkojë falje artistëve dhe qytetarëve për kullën që do ndërtoj tek teatri. Ku është kinema 17 nëntor dhe kinema republikës? Janë kullat. Më parë merrte 17 %, sot merr 20 përqind. Si opozitë për ne rruga është e qartë. Do garantojmë që Ministrat e Brendshëm të mos kenë lidhje me krimin”, tha Basha.
Basha ka folur edhe për foton që ka publikuar Taulant Balla, ku shfaqet ai me vëllain e porositësit të 3.4 milionë eurove.
“Une takoj mijëra njerëz”- ka thene Basha. Sipas tij, “Fotoja vërteton se Balla është kapobanda dhe e ka marrë atë foto nga banda e Elbasanit. Une takoj mijëra njerëz, nuk më ka prezantuar njeri me të, nëse është ai ta marrim ta arrestojnë, ta arrestojne qe sot. Nuk e mbaj mend, disa thotë që ka qenë në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të pjesshme në Dibër, por unë takoj me mijëra njerëz, personi në fjalë nuk më thonë asgjë”- tha Basha duke shtuar se “Balla është garantuesi i kalimit të parave”./ I.M-Dritare.net

















