Basha në Berlin: Do të bëjmë gjithçka për t’i hapur rrugën anëtarësimit në BE, pavarësisht krizës

Kreu i Partisë Demokratik, Lulzim Basha ndodhet për takime zyrtare në Berlin.

Basha ka takuar zv/kryekëshilltarin e Kanceares Angela Merkel, Joachin Bertele.

Përmes një postimi në Facebook, lideri demokrat shkruan se pavarësisht krizës  në të cilën ndodhet vendi ynë, do të bëhet gjithçka që Shqipërisë t’i hapet rruga për t’u anëtarësuar në BE.

Ne qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që po zhvillohet nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman në Berlin, është angazhimi i Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Referues kryesor ishte edhe dr. Joachim Bertele, zv/Kryekëshilltari i kancelares Angela Merkel për Politikat e Jashtme, të Sigurisë dhe Zhvillimit.

Pavarësisht krizës që po kalon aktualisht Shqipëria, problemeve me lidhjet e politikës me krimin, shitblerjes së votave, korrupsionit, ne do të bëjmë gjithçka që ashtu siç liberalizuam vizat ti hapim rrugën edhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nuk ka asnjë diskutim që e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është BE. Mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë në procesin e integrimit Shqipërisë në BE por dhe të ruajtjes së pacënuar të tërësisë territoriale të Kosovës.

Tani është koha për të ndalur politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin që për interesat e tyre po kërcënojnë perspektivën europiane dhe paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.”, shkruan Basha./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Ide fantastike për kënde leximi, në shtëpi!

 

Ne qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që po zhvillohet nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin…

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 4. Juni 2019

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.