Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha kusht gjermanëve për dialog: Të largohet Rama si kryeministër

Basha kusht gjermanëve për dialog: Të largohet Rama si
Kreu i PD, Lulzim Basha ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër dhe se beteja e nisur është një betejë për jetë a vdekje.

Basha  ju bëri thirrje simpatizantëve të tij nga Dibra dhe gjithë Shqipëria që ti bashkohen nesër në protestën para kryeministrisë.

“Koha kur një grusht horrash mbanin peng një Shqipëri të tërë mori fund. Një shoqëri e lirë, e përbërë nga njerëz të drejtë mund të humbë përkohësisht rrugën, por vjen një moment që një shoqëri ka nevojë të mund të frikën, të gjejë kurajon që na bën njerëz, bij prindërish, prindër fëmijësh, na bën njerëz që duam dinjitet e nuk pranojmë më të shkelemi me këmbë dhe kjo orë ka ardhur. Ka ardhur ora dhe ne nuk do bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara, drejt rrugës që na çon tek vlerat europine, perëndimore. Nesër dhe në ditët e ardhme vendoset fati për 10 vitet e ardhme dhe fundi i tranzicionit dhe ëndrra jonë për Shqipërinë si gjithë Europa do jetë konkluzioni final i kësaj beteje. I shtrijmë dorën aleatëve tanë, mirënjohje Gjermanisë mike dhe SHBA që publikisht dhe jo publikisht nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje. Për ne s’ka rrugë tjetër përveç asaj europiane, largimi i Edi Ramës nuk negociohet. Nuk do të vijë 30 qershori, shqiptarët janë ngritur, shqiptarët janë bashkuar, ne nuk do ta lejojmë.

Kombe të qytetëruara, kombe fisnike, kombe gjigante të Evropës i ka poshtëruar tirania, i ka poshtëruar dhe ua ka ulur kokën tirania në të kaluarën, po ata kanë ditur të ngrihen sepse janë përballur me të keqen dhe kanë fituar mbi të keqen. Ne u ngritëm 30 vite më parë, pas 50 viteve diktaturë dhe u përballëm me të keqen. Ne nuk do të pranojmë ta ulim më kokën kurrë. Beteja me të keqen do ta fisnikërojë Shqipërinë. Beteja me të keqen do të garantojë fitoren e vlerave, dinjitetit tuaj, jetës tuaj. Ndaj le të bëhemi të gjithë bashkë: beteja me të keqen duhet çuar deri në fund, në veçanti tani që kanë mbetur një grusht i vogël grabitësish, kriminelësh dhe horrash politikanë, në panik total nga populli i bashkuar” u shpreh Basha. /e.k-Dritare.net