Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha i beson aksionin për vettingun deputetit të akuzuar për korrupsion nga SHBA

Basha i beson aksionin për vettingun deputetit të akuzuar për
Ditën e sotme Luzim Basha ka ngritur grupet e punës, ku kryesorja është edhe pika e vettingut të politikanëve.

Në  një nga grupet  e punës që do të udhëheq aksionin për vettingun në politikë është edhe deputeti Xhemal Gjunkshi, ish-shefi Shtabit të FA-ve.

Gjunkshi në kabllogramet e Ambasadës amerikane, publikuar ne 2011, akuzohej nga ambasada e SHBA në Tirane, për korrupsion të frikshëm, pasi kupola e institucionit qe drejtohej prej tij u merrte deri në 7 mijë dollarë ushtarëve shqiptarë që shkonin me mision në Irak dhe Afganistan.

Ja çfarë ka shkruar Ambasada Amerikane për deputetin në fjalë.

Sipas raportimeve jozyrtare, komandantë të lartë kërkojnë një ryshfet deri në 7000 dollarë nga një ushtar që kërkon të shkojë në Irak apo Afganistan. Kjo sasi është sa gjysma e shumës që ushtarët marrin nga burimet ndërkombëtare gjatë qëndrimit të tyre gjashtëmujor, duke marrë si të vërtetë se mesatarja e shumës ditore është 80 dollarë në ditë. Shumë oficerë nuk mund ta paguajnë këtë shumë përpara zhvendosjes së tyre, kështu që ata kërkojnë të marrin borxh, të cilin e paguajnë gradualisht duke dërguar gjysmën e pagesës ditore pasi vendoset jashtë vendit. Edhe pas këtyre pagesave, shuma e parave e marrë nga dërgimi jashtë vendit është e konsiderueshme për një oficer shqiptar, kështu që shumë oficerë janë të gatshëm ta paguajnë ryshfetin. Por, megjithatë, ka pasur ankesa. Në tetor, një grup ushtarësh nga Regjimenti Komando ka shkruar një letër të pafirmosur për liderët e qeverisë së Shqipërisë dhe kanë dërguar një kopje, duke deklaruar se kolonel Xhemal Gjunkshi, komandant i Regjimentit, i kërkon këto ryshfete dhe është i përfshirë në skema të tjera korrupsioni; ata kërcënuan se do t’i dërgojnë ankesat e tyre në “Neë York Times” për publikim.

Gnukshi është në grupine punës për dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.