Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Auron Tare, zgjidhet kryetar i Këshillit Shkencor në UNESCO

Auron Tare, zgjidhet kryetar i Këshillit Shkencor në UNESCO
Në Selinë e UNESCO-s në Paris, në sesionin e radhës së vendeve anëtare të Konventës së 2001 mbi Pasurinë Kulturore Nënujore Botërore u mbajt mbledhja e Këshillit Shkencor dhe teknik të kësaj Konvente.

Me propozimin e përfaqësuesit të Argjentinës mbështetur nga Franca dhe Meksika, Këshilli Shkencor dhe Teknik i Pasurive Botërore Nënujore të UNESCO-s,  votoi Auron Taren  si Kryetar të këtij organizmi të rëndësishëm.

Votimi ishte unanim pa asnjë votë kundër në prani edhe të Sekretariatit të UNESCO si dhe të dhe Drejtores se Përgjithshme të Pasurive Botërore të Unesco-s.

Ky pozicion i lartë 4 vjeçar, mbahet për herë të parë nga një shqiptar dhe vjen si angazhim i gjatë i Z. Tare në kërkimet dhe zbulimet e anijeve të mbytura historike. V.D/Dritare.net/