
Aurela Gaçe flet për takimin e parë me Skerdin: Ka qenë dashuri me shikim të parë
E Shtunë 3 Qershor 2017, 17:05
Dritare.net

Ai me atë kapelën karakteristike, me sytë e tij xixëllues (unë që bëja si e fortë). Pasi folëm, ai më bën një pyetje: Pse e ke bërë këtë këngën “Kesh” me Mc Kreshën. Donte të më blinte dhe të kuptonte pse kisha bërë një këngë e cila flet për vajzat që, le të themi, gjuajnë tipat me lekë. Dhe unë, që mendova se ky ishte ndonjë nga ata që kishte lekë dhe po i dhimbte, i kthehem: E pse të mos e bëj? Unë tregoj të vërtetën, ky është realiteti.
Skerdi: Ok, ok, mirë, mirë, nuk thashë gjë, e lashë….”
Kaq ishte dhe pastaj, historia dihet. Me siguri, që aty Skerdi kuptoi që me Aurelën, vështirë të përballesh, por edhe ajo më vonë e kuptoi se para tij nuk mund të ishte më “gangsterja”.

















