Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

ARRSH: Ja akset  rrugore ku qarkullohet me zinxhirë!

ARRSH: Ja akset  rrugore ku qarkullohet me zinxhirë!
Moti i ftohtë dhe bora janë rikthyer sërish. Në disa qarqe të vendit, reshjet e borës kanë rinisur dhe kanë shfaqur problemet e para me qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton për gjendjen e rrugëve dhe rekomandon përdorimin e zinxhirëve në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigëll-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë./E.B-dritare.net