
Arrestohet botuesi dhe analisti Henri Çili, akuzohet për korrupsion te organet e drejtësisë
Dritare.net

Bashkë me Çilin janë arrestuar dhe 7 persona të tjerë, mes tyre dhe një avokat, të cilët dyshohet se janë transferuar nën forca të shumta policore drejt Gjirokastrës. Ndërkohë ka dhe disa persona të shoqëruar.
Arrestimet kanë ardhur pas hetimeve disa mujore nga prokuroria e rrethit të Gjirokastrës dhe dyshohet se ndikuan tek gjyqtarët për të liruar nga burgu disa persona.
Është ushtruar kontroll dhe në universitetin që drejtohet nga Çili, për të gjetur personin në fjalë, i cili më pas është lokalizuar në banesën e tij, ku dhe i është bërë i ditur urdhri i arrestit.
Fillimisht është bërë shoqërimi i tij në policinë e Tiranës dhe më pas është dërguar në policinë e Gjirokastrës. Procedimi ka nisur që në shtator 2019, për akuza si ushtrim i paligjshëm i ndikimit te organet e drejtësisë, mashtrim, falsifikim, pastrim parash./E.B-dritare.net

















