Na ndiqni edhe në

Arredim

Foto/ Disa ide për të dekoruar një hapësirë të vogël!

Foto/ Disa ide për të dekoruar një hapësirë të

Dekorimi është një proces shumë argëtues për shumicën prej nesh, por kur është fjala për hapësirat e vogla gjithçka duket si një tmerr.

Hapësirat e vogla janë disi më të vështira për t’u dekoruar, por nëse arrin të gjesh ekuilibrin perfekt midis preferencave dhe zonës që ke, atëherë e gjitha kjo kthehet në një argëtim.

Foto/ Disa ide për të dekoruar një hapësirë të

Kur një hapësirë është e vogël, duhet menduar me kujdes për ekuilibrin midis saj dhe objekteve. Nëse zgjedhim të vendosim objekte me përmasa të mëdha atëherë vizualisht ajo do të duket akoma më e vogël. Prandaj mënyra më e duhur është të mendojmë për artin e murit. Disa korniza delikate apo një skulpturë teli e bëjnë hapësirën tuaj më të freskët.

Foto/ Disa ide për të dekoruar një hapësirë të

Është shumë e rëndësishme të punosh në një hapësirë që është e dekoruar sipas shijes tuaj, sepse ndikon jashtëzakonisht në frymëzimin dhe motivimin tuaj.

Tryeza ku punojmë është një hapësirë e vogël, por duhet të dekorohet me një kujdes të veçantë, pasi kjo do të ndikojë në produktivitetin në punë. E rëndësishme është që dekorimi juaj të mos shkaktojë rrëmujë dhe pengesa në punë. Ndërsa një vazo prej qelqi me lule apo edhe një qen prej qeramike e bën ata një mjedis shumë të këndshëm për të punuar.

Foto/ Disa ide për të dekoruar një hapësirë tëFoto/ Disa ide për të dekoruar një hapësirë të

Vetëm sepse ajo është një hapësirë e vogël, nuk do të thotë që nuk mund të jetë e këndshme. Qoshet janë ideale për të shtuar dekorimet tona. Dhe gjëra të vogla si vazo, fotografi apo edhe gjëra të tjera të veçanta e bëjnë atë një mjedis ideal. Në galerinë më poshtë do të gjeni disa ide si të dekoroni një shtëpi të vogël./K.C/dritare.net